I biri i Agim Veliut godet Vjosa Osmanin: Ti ndërron rrallë çorapet

Dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin. Gjatë ditës së djeshme, e para i mëshoi të dytit me anë të një statusi në Facebook pasi ky i fundit tha se LDK nuk duhej ta konsideronte seriozisht ofertën e VV-së. Ndërkohë, ka reaguar edhe i biri i […]
Ndërkohë, ka reaguar edhe i biri i z.Veliu, Shkumbin Veliu, i cili në mënyrë të tërthortë ka goditur kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit që i mblodhi 173 mijë vota, znj.Osmani.
Ai ka përmendur lidhjen e veçantë të babait të tij me Ibrahim Rugovën e Isa Mustafën, ndërkohë ka përmendur edhe një plagë të Veliut që e kishte marrë nga një atentat pas lufte, shkruan Periskopi.
Ajo që është e çuditshme është se Veliu i është referuar babait të tij me zotëri.
Më poshtë keni shkrimin e plotë të z.Shkumbin Veliu.
Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.
Z.Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.
Z.Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.
Z.Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.
Z.Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.
Z.Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.
Z.Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.
Z.Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në?Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues.












