Hyseni: VV-ja të dalë me qëndrim të prerë për marrëveshjen, sharlatanat e saj nuk i marrim seriozisht

Hyseni: VV-ja të dalë me qëndrim të prerë për marrëveshjen, sharlatanat e saj nuk i marrim seriozisht

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh vullnet dhe guxim politik tek Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar qeverinë e re. Në këto rrethana, nënkryetari i LDK-së Skender Hyseni, ka thënë se nuk do të pranojnë të hyjnë në qeveri me VV-në përderisa nuk kanë sjellje korrekte dhe dominon mosbesimi në partneritet. “Ne jemi sjellur me Lëvizjen Vetëvendoje […]

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh vullnet dhe guxim politik tek Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar qeverinë e re.

Në këto rrethana, nënkryetari i LDK-së Skender Hyseni, ka thënë se nuk do të pranojnë të hyjnë në qeveri me VV-në përderisa nuk kanë sjellje korrekte dhe dominon mosbesimi në partneritet.

“Ne jemi sjellur me Lëvizjen Vetëvendoje në mënyrë korrekte derisa kjo ka munguar nga ana e tyre dhe në këto rrethana në në asnjë formë nuk do të pranojmë që të ndërtojmë qeveri, në të cilen do të silemi si kundeshtarë poltik. Vetem një qeveri ku dominon sensi i partneritetit dhe mirëbesimit e çon vendin përpara”, tha ai.

Hyseni, tha se janë në pritje të një përgjigje definitive nga VV-ja për të tejkaluar këtë situatë, duke mos i marrë në konsideratë qëndrimet e zyrtarëve të kësaj partie, që sipas tij po sillen me përbuzje ndaj LDK-së, shkruan Gazeta Blic.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë publike poropozimin e saj të fundit i cili është mjaft i balancuar dhe korrekt,  jemi në pritje të një reagimi nga Vetëvendosje për një përgjigje përfundimtare, për të rrumbullakësuar këtë çështje, megjithëse ne e dimë se tash e dy muaj Vetëvendosje është sjellur sikur të ishte në fushatë elektorale, duke apstrofuar dhe akuzuar zyrtarë të caktuar të LDK-së dhe duke nxjerrur sondazhe, si një formë presioni dhe ‘kërcenim’ se si do të dalin në zgjedhje të reja.

Por ne nuk i marrim seriozisht disa zëra sharlatan të Vetëvendosjes që tërë ditën sillen me perbuzje ndaj LDK-së, por presim një qëndrim të qartë nga partia VV”, u shpreh Hyseni.

Numri dy i LDK-së ka shprehur gatishmëri për të qëndruar edhe në opozitë, duke lënë të hapur rrugën e formimit të qeverisë nga VV me subjektet tjera politike, ndonëse vendimi për vija të kuqe ka qenë i gabuar sipas Hysenit.

“Ne jemi të gatshëm për të qëndruar edhe ne opozitë, nuk e kemi fare problem këtë gjë, Lëvizja Vetëvendosje le të ndërtojë qeverinë me parti tjera, lë të heq vijat e kuqe sepse vendosja e  vijave të kuqe është shkurtpamësi poltike në një ambient politik si Kosova, me nje sistem elektoral tersisht proporcional. Unë e kam thënë edhe në LDK që logjika e vijave te kuqe, është vetvetiu përjashtuese, dhe si e tillë bllokon zgjidhjet”, tha Hyseni, duke shtuar se LDK nuk do të lejojë që vendi të futet në bllokadë institucionale, “LDK do të veprojë konform interesave të vendit, jo atyre personale, siç po vepron tani Vetëvendosje, qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre në zgjedhje dhe nuk duhet deformuar ai. Lidhja Demokratike e Kosovës si parti institucionaliste dhe serioze do të angazhohet qe  të mos lejohet që vendi të futet në bllkadë institucionale.”

Tutje, Hyseni përsëriti se janë në pritje të një përgjigje të prerë nga VV për të dalë pastaj me një qëndrim të ri se si duhet të veprohet më tutje, për krijimin e institucioneve të reja.

“Unë nuk jap qëndrime hipotetike, deri sa Lëvizja Vetëvendosje të jap një përgjigje të prerë nuk mund ta nxjerrë qëndrimin tim se si duhet të veprohet më tutje”, tha në fund ai.

Ndryshe, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për arritjen e një koalicioni qeverisës.

Deri më tani liderët e të dy partive, Albin Kurti  dhe Isa Mustafa janë takuar 8 herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, por përpjekjet e deritashme kanë qenë të pasuksesshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?