Historia e trishtë e gruas kosovare që u dhunua nga serbët sa ishte shtatzënë (Video)

Historia e trishtë e gruas kosovare që u dhunua nga serbët sa ishte shtatzënë (Video)

Mëngjeset e ditëve të verës tash e dy dekada po ia “ngrijnë” shpirtin. Sikur të kishte ndodhur dje. Ajo e ka të freskët ende ditën kur u dhunua nga forcat policore pushtuese serbe. Sa herë që vijnë ditët e verës, kësaj gruaje dhe mijëra të tjera të përvuajtura, që përjetuan tmerrin, po iu shtohet edhe […]

Mëngjeset e ditëve të verës tash e dy dekada po ia “ngrijnë” shpirtin. Sikur të kishte ndodhur dje. Ajo e ka të freskët ende ditën kur u dhunua nga forcat policore pushtuese serbe. Sa herë që vijnë ditët e verës, kësaj gruaje dhe mijëra të tjera të përvuajtura, që përjetuan tmerrin, po iu shtohet edhe më shumë dhimbja. Shteti deri më tani përveç që ka filluar t’ua njohë statusin, ato nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.

Ajo është vetëm një nga 20.000 gra e vajza të reja  që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me sy të përlotur, kjo grua mbi të 40-tat rrëfen për KosovaPress ankthin e tmerrin që përjetoi korrikun e vitit 1998.Ajo me disa familjarë të tjerë me veturë ishin nisur të shkonin tek disa të afërm të tyre. Aty kishin rënë në dorën e forcave policore serbe, kur për së gjalli e përjetoi edhe tmerrin.

Nga aty ajo ishte kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke iu dridhur zëri e duke i lotuar sytë, ajo mundohet të përshkruajë minutat kur u keqtrajtua fizikisht, derisa thotë se asnjërën nga fytyrat e dhunuesve nuk kishte arritur t’i mbaj mend.

Trupi i saj rrëqethët sa herë përpara saj dalin ato skena trishtuese. Madje, në ato kohë ajo po mbante një foshnjë, ku si shkak i dhunimit, e kishte humbur atë.

E pasojat që lufta la në këtë grua janë tejet të mëdha. Ajo ka nevojë për mjekim, e kujdes.

Për të gjitha këto që i ka përjetuar kishte ditur vetëm bashkëshorti, i cili nuk jeton më. E për shkak të problemeve me rrethin e qytetin, nuk guxon as inicialet t’i publikojë, kujdes ka edhe derisa rrëfen për atë që përjetoi.

Në Kosovë thuhet se janë rreth 20 mijë gra, burra, vajza e djem të ri që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Ata po jetojnë me plagë, këtë sfidë e kanë mbi supet e tyre tash e dy dekada.

Nga shkurti i vitit 2018 prej kur ka filluar punën Komisioni për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, kanë aplikuar mbi një mijë persona. Por, ka shumë prej tyre që nuk kanë arritur të gëzojnë këto benificione.

As ky komision nuk i ka shpëtuar kritikave. Ndaj këtij grupi ka ankesa të shumta se po e ngadalëson tepër këtë proces.

Pritjet e gjata e kishin lodhur shumë, me dhjetëra herë kishte menduar edhe të dorëhiqet, e të mos pranojë fare këtë status. Megjithatë, pas kësaj kohe, ajo ka fituar të drejtën për të gëzuar këtë benificion.

Në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, po vazhdojnë të trajtohen me qindra viktima. E fatkeqësisht ka edhe nga ato që ende nuk marrin guxim t’i drejtohen ndonjë shoqate për të rrëfyer atë që iu ka ndodhur. Krejt kjo për shkak të paragjykimeve që vazhdojnë të bëhen në shoqërinë kosovare sa i përket kësaj kategorie.

Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti thotë se ky komision për njohjen e statusit të viktimave po zvarrit rastet.

Për këtë, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj-Balaj thotë se po kanë presion, derisa thekson se ky proces kërkon kujdes për shkak të ndjeshmërisë.

Ajo po zotohet se që nga fillimi janë marrë më shumë se një herë me një lëndë, e që sipas saj, në muaj janë trajtuar 40 prej tyre.

Megjithatë, ajo deklaron se ka rënë numri i aplikimeve krahasuar me muajt e parë.

Zvarritja e proceseve në vendimmarrje në tërësi, sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari është një prej problemeve kyçe.

Ai thotë se në institucionin e Avokatit të Popullit janë paraqitur shumë ankesa për zvarritjen e rasteve për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Viti 2019 po mbahet mend për daljen publike të të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyhrete Sylejmani Tahiri, e cila publikisht denoncoi krimin që i është bërë gjatë luftës, pranë Prokurorisë për Krime Lufte.

Viktimat e dhunës seksuale përveç kompensimit material kanë nevojë edhe për drejtësi. Kështu po thotë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala.

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës, për vjet me radhë po thotë se është ndjerë e braktisur nga shteti. Ajo sa herë dëgjon të përmenden serbët, kujtimet i kthehen aq të freskëta, sikur të ishin duke i ndodhur tani.

Përkundër deponimit të plotë dosjeve për këtë krim ende askush nuk është dënuar, e kjo e mbijetuar është një  zë i përbashkët i gjithë atyre që përjetuan krimin e aso kohe. Kërkesa për drejtësi do të mbetet lutje para çdo gjumi derisa ajo të vije në vend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?