Historia e pabesueshme: Iraniani që komandon aeroplanmbajtësen e SHBA dhe irakeni që shkaktoi përplasjen e madhe me Teheranin

Kavon Hakimzadeh, komandanti iranian; Nawres Waleed, përkthyesi iraken; të dy qytetarë amerikanë. Historia e sfidës ushtarake me Iranin klon edhe nëpërmjet jetës së këtyre dy ushtarakëve, në Amerikën e ‘muslim ban’, tregon për hyrjen e qytetarëve të shteteve muslimane. Hakimzadeh, kapiteni “Hak”, i lindur në Texas me baba iranian dhe nënë amerikane, ka jetuar në […]
Historia e sfidës ushtarake me Iranin klon edhe nëpërmjet jetës së këtyre dy ushtarakëve, në Amerikën e ‘muslim ban’, tregon për hyrjen e qytetarëve të shteteve muslimane.
Hakimzadeh, kapiteni “Hak”, i lindur në Texas me baba iranian dhe nënë amerikane, ka jetuar në Iran deri 11 vjeç.
Kur në ’78 Revolucioni i dorëzoi vendin një regimi teokratik, familja e tij iku dhe u vendos në Mississippi.
Kavon ka bërë një karrierë brilante në marinë, misione në Irak e Afghanistan, mirënjohje dhe medalje, e tani drejton Harry S. Truman, një aeroplanmbajtëse me mbushje bërthmore, një ndër më të fuqishmet e planetit dhe më e rëndësishmja e ushtrisë amerikane që sot ndodhet në veri të Detit Arabik, në kufi me Gjirin Persik, së bashku me Flotën V.
Nëse Irani o ndonjë nga aleatët e tij në rajon do të sulmonte objektiva amerikane, përgjigjia do të vinte nga këtu.
Në gusht, kur u emërua në komandën e Truman, kapiteni tregoi për “The Virginian-Pilot” çfarë kuptimi ka një histori si e tija për shumë iranianë rekrutë të ushtrisë amerikane:
“Është padyshim një dëshmi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që një djalë me emrin Kavon Hakimzadeh mund t’ja dalë mbanë”.
Për revolucionin që e përjetoi si fëmijë tha, “është një nga motivet për të cilin vendosa të shërbej në ushtrinë amerikane”.
Nawres Hamid, 33 vjeç, mbërriti nga rrugë të tjera për t’i shërbyer Amerikës.
Ka qenë përkthyes i arabishtes për inteligjencën dhe forcat speciale, në vitet e fundit, gjithmonë në Irak, një nga 50 mijë kontraktorët që SHBA kanë impenjuar në Lindjen e Mesme, i punësur ng Valiant Integrated Services, një shoqëri me bazë në Virginia.
Ka lindur në Irak, por që nga 2017 është qytetar amerikan.
Jetonte në Sacramento me gruan dhe dy fëmijët.
Mbrëmjen e 27 dhjetorit u vra nga një raketë iranine në një bazë ushtrake irakene afër Kirkuk, që mirëpret ushtarakët e koalicionit global kundër ISIS.
“Iran vrau një kontraktor amerikan”, shkroi në Twitter Donald Trump më 31 dhjetor.
Lajmi shkaktoi reaksionin amerikan që vrau Qassem Solemanin./TemA/












