Haziri: VV pesë javë na mbajti për presidentin, mos të bëhet tash çështje edhe kryeparlamentari

Lutfi Haziri nga LDK sonte në Rubikon ka thënë se nuk është tash çështje pozita e kryeparlamentarit të cilën e zuri Glauk Konjufca në ditën e konstituimit të Kuvendit, transmeton Periskopi. ‘’Jemi duke bisedu në këtë pikë. Është votu por jemi t’u vazhdu me i trajtu cështjet tjera që janë në vijë të njejtë të […]
‘’Jemi duke bisedu në këtë pikë. Është votu por jemi t’u vazhdu me i trajtu cështjet tjera që janë në vijë të njejtë të detyrave që kemi. Nuk është cështja këtu sese na kanë mbajtë 5 javë për presidentin, edhe kjo të mos bëhet cështje sepse nuk është cështja këtu. Po punojmë të shkojmë deri në fund, me gjitha përgjegjësitë tona’’, ka thënë Haziri.
Tutje për emrat e ministrave nga VV, të cilët i publikoi përmes një video në Facebook, ka thënë se u krijua situatë e re.
‘’Kjo është rrethaën e re, sepse kur të jemi në bisëdime kemi punu me i zgjidh të gjitha në tavolinë dhe e kemi mirëprit që me formu qeverinë pa ndërmjetësues e lehtësues’’/PERISKOPI/












