Haziri: Nuk po kërkojmë rritjen e numrit të ministrive për LDK’në, diskutohet për probleme tjera

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për mos marrëveshjen për koalicion qeverisës me VV’në, shkruan Periskopi. Ai ka thënë se situata e krijuar pas konsitutimi të Kuvendit ka prodhuar formë të re të bisedimeve. “Është takim i shkurt por është rikthimi i bisedimeve, 26 dhjetori ka prodhu një formë tjetër të negociatave dhe kjo […]
Ai ka thënë se situata e krijuar pas konsitutimi të Kuvendit ka prodhuar formë të re të bisedimeve.
“Është takim i shkurt por është rikthimi i bisedimeve, 26 dhjetori ka prodhu një formë tjetër të negociatave dhe kjo nënkupton që është situate e re”
“Me vetë faktin që takimin e parë ne e kemi konfirmu vullnetin dhe gadishmërinë për arritjen e një koalicioni edhe VV janë rikthy që të bisedojmë”, ka thënë Hazri në Rubikon.
Tutje ai ka thënë se takimet e këtyre ditëve kanë qenë të frytshme dhe se nuk diskutohet në këto takime për postet qeverisës, duke mos treguar se për çfarë po diskutohet.
“Nuk ka të bëj më rritjen e numrit të ministrive, struktura (e qeverisë) është e kryer. Nuk po kërkojmë që të rritet numri i ministrive as neser nuk do ta kërkojmë”, ka thënë ai.
Ndërsa Haziri ka thënë se është në dorë të Albin Kurtit nëse do të ketë takim të radhës.
“Presim që liderët të caktojnë takim dhe ai i VV’së është ai që shkakton takime është hapi i fundit. Nuk është ma i lehti ka qenë më shumë pritje, por ne po harrojmë situatën e re të krijuar, këto ditë kanë qenë të frytshme”, u shpreh ai duke shtuar se ‘gjithcka është në tavolinë për me i eleminu problemet tjera’./Periskopi/












