Haxhiu: S’mund të shpalosim detaje rreth takimeve të fundit, shpresojmë në mirëkuptim

Haxhiu: S’mund të shpalosim detaje rreth takimeve të fundit, shpresojmë në mirëkuptim

Dhjetë takime rresht mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës si përpjekje për formimin e koalicionit qeverisës kanë përfunduar pa dakordim. Ndonëse në takimin e së enjtes krerët e të dyja partive deklaruan se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket marrëveshjes, në takimin e […]

Ndonëse në takimin e së enjtes krerët e të dyja partive deklaruan se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket marrëveshjes, në takimin e së enjtes asnjëri prej tyre nuk dhanë detaje rreth takimit por që u kuptua që nuk kishte marrëveshje.

Në LDK thanë se në takimin e fundit partia e Isa Mustafës i ka paraqitur një ofertë partisë së Albin Kurtit, për përgjigjen e të cilës janë në pritje.

Avdullah Hoti i LDK-së përmes një statusi në Facebook të enjten në mbrëmje tha se partia e tij ia ka bërë një ofertë LVV-së, por se pa dhënë detaje se çfarë konkretisht kanë paraqitur në tavolinën e bisedimeve. “Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta.

LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje’, ka shkruar Hoti.

Periskopi ka kontaktuar me deputeten nga radhët e LVV-së Albulena Haxhiu për kuptuar se për çfarë ofertë bëhet fjalë, por që Haxhiu nuk ka dashur të japë detaje. Haxhiu i tha Periskopit se zbulimi i këtyre detajeve do të pengonte arritjen e një marrëveshjeje të mundshme. “Ne jemi ende duke u angazhuar për të arritur marrëveshje. Deklaratat tona zyrtare janë te tilla në mënyrë që të mos cenohet në ndonjë mënyre përpjekja për arritjen e marrëveshjes. Pra nuk mund të japim detaje në këto rrethana sepse shpalosja e detajeve në këto rrethana nuk ndihmon.

Prandaj, edhe ndonëse është e pakontestueshme e drejta e qytetarëve për t’u njoftuar për këtë proces me shumë rëndësi, shpresoj në mirëkuptim në ketë fazë”, ka thënë Haxhiu. Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij./Periskopi/B.Hoti

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?