Haxhiu: Nuk po e presim përgjigjen e Agim Veliut, por të LDK’së

Haxhiu: Nuk po e presim përgjigjen e Agim Veliut, por të LDK’së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë nuk kanë për qëllim përmbushjen e ambicieve personale të individëve të caktuar të skenës politike. Duke komentuar deklarimin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili sot u shpreh pesimist për arritjen e […]

Duke komentuar deklarimin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili sot u shpreh pesimist për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, Haxhiu ka nënvizuar se “qëndrimet e Agim Veliut tashmë i dimë”.

Deputetja që ka shërbyer si ligjvënëse në katër legjislaturat e fundit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ende në pritje të përgjigjes së organeve të LDK-së ndaj ofertës së fundit të LVV-së për bashkëqeverisje.

“Ne nuk po e presim qëndrimin e Agim Veliut por të Këshillit Drejtues”, ka thënë Haxhiu në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online Insajderi. “Qëndrimet e z.Veliu tashmë i dimë dhe këtu nuk ka asgjë të re”.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së ka shtuar se “propozimet tona për të mundësuar koalicionin qeverisës dhe për të jetësuar vullnetin e qytetarëve nuk kanë për qëllim përmbushjen e ambicieve personale”.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për Telegrafin të martën, ka thënë se në ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për LDK-në nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën.

“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja,  megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, u shpreh sot Veliu.

Megjithatë, edhe Veliu ka thënë se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së – ndonëse ai, njëri prej figurave më të pushtetshme të LDK-së, i ka dhënë përgjigje negative ofertës së LVV-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?