Haskuka reagon pasi një zyrtari komunal në Prizren i caktohet një muaj paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Haskuka reagon pasi një zyrtari komunal në Prizren i caktohet një muaj paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kreu i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pasi, gjykata ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit Arben Krasniqi dhe një personi tjetër me iniciale SH.K nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar. Hasakuka, i cili […]

Hasakuka, i cili ka folur për Krasniqin, ka thënë se nuk e di cilat janë arsyet pse është ndërmarrë një masë e tillë ndaj Krasniqit.

“Kur në janar të vitit 2018 kemi marrë qeverisjen komunale, njëra nga problemet e shumta që kemi trashëguar ishin paditë ndaj Komunës në gjykata dhe përfaqësimi ligjor i Komunës. Komuna e Prizrenit ka pasur rreth 3700 raste nëpër gjykata. Gjatë kësaj periudhe, katër përfaqësues ligjorë kanë dhënë dorëheqës si pasojë e ngarkesës me lëndë dhe në disa raste edhe të kërcënimeve ndaj zyrtarëve”, thotë kreu i Prizrenit.

Ai thotë se Krasniqi është një zyrtar i cili ka bashkëpunuar me hetuesin dhe çdo ditë ka rreth 5 deri 8 raste të përfaqësimit ligjor nëpër seanca gjyqësore, andaj thotë se masa prej 30 ditësh paraburgim është masë e cila e bën atë të mendoj.

“Nga korriku i vitit 2018, Arben Krasniqi ka pranuar përgjegjësi në Zyrën e Përfaqësuesit Ligjor dhe ka përfaqësuar komunën në shumë raste, në këtë aspekt në bazë të raportit të viti 2019, zyra ligjore ka ndërmarr 2222 veprime lidhur me përfaqësimin ligjor të Komunës së Prizrenit, që I bjen rreth 9 aktivitete në ditë. Nga mediat u njoftova që kanë filluar hetimet ndaj Arbenit dhe është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor. Nuk di cilat janë arsyet, por për një zyrtar I cili ka bashkëpunuar me hetuesin dhe çdo ditë ka rreth 5 deri 8 raste të përfaqësimit ligjor nëpër seanca gjyqësore është masë e cila na bën të mendojmë?” thotë ai.

“Shumë linçime e njollosje pikërisht nga partitë që e kanë katandisur Kosovën dhe e kontrollojnë sistemin… por unë mbes me shpresë për gjyqësor të pavarur dhe që e vërteta të del në shesh sa më shpejtë”, ka shkruar ai në fund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?