Haradinaj: Zoti Kurti t’i formojë institucionet ose le t’i tregojë Kosovës çka do me bë (Video)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij, AAK, nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje ose LDK për bisedime. Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja e kanë obligim të krijojnë institucionet ose të tregojnë se ‘çka dojnë me ba”. “Sa i përket LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk na ka kontaktu askush, nuk […]
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij, AAK, nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje ose LDK për bisedime. Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja e kanë obligim të krijojnë institucionet ose të tregojnë se ‘çka dojnë me ba”.
“Sa i përket LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk na ka kontaktu askush, nuk e di çka është tuj ndodhë saktësisht, dëgjojmë informata, por s’kemi qenë palë. E kam thënë disa herë, partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Unë e kam pasë fatin dy herë më kriju qeveri, nuk ka qenë proces i lehtë. Kam qenë mjaft në sfidë për me arritë një shumicë që të siguroj qeverisje. Zoti Kurti dhe Vetëvendosja janë përgjegjës për me kriju institucione ose me tregu çka bajnë. Nëse na thirrin, vlerësojmë a me iu përgjigjë a jo, Aleanca nuk është pjesë e asnjë diskutimi të asnjë natyre qoftë me VV qoftë me LDK-në”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/1271991832994867/












