Haradinaj nuk e kishte pritur padinë nga Rama: Di edhe gjëra tjera se si deshi ta ndajë Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sonte në ‘Çim Peka live’ ka folur për padinë për shpifje që shtroi ndaj tij kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton Periskopi. Haradinaj thotë se nuk e kishte pritur. ‘’Padia ndaj meje ishte përtej parshikimeve të mia. Nuk e kam lexu shkresën e tij, e di se cka e ka shty. […]
Haradinaj thotë se nuk e kishte pritur.
‘’Padia ndaj meje ishte përtej parshikimeve të mia. Nuk e kam lexu shkresën e tij, e di se cka e ka shty. Cdo deklaratë që e kam bërë, është e saktë dhe u qëndroj mbrapa. Ka edhe më shumë, por e kam kursy kombin. Di ende detaje rreth angazhimit të tij, ka thënë Haradinaj.
‘’Përvoja ime me Ramën ka qenë jo e mirë’’.
Kujtojmë që Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky i fundii e kishte akuzuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën./PERISKOPI/












