Haradinaj mbledh nesër kabinetin qeveritar, ndan para për luftën e pauzuar kundër ISIS-it

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur një mbledhje të qeverisë për nesër më 10 janar. Për këtë mbledhje në rend dite është një çështje e vetme. “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme. Kujtojmë […]
Për këtë mbledhje në rend dite është një çështje e vetme.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme.
Kujtojmë se Goalicioni Global kundër Shtetit Islamik [Daesh] ishte formuar në vitin 2014 dhe ka 81 partnerë, përfshirë Kosovën. Aktualisht ky koalicion ka pauzuar aktivitet ushtarake në Irak me fokus mbrojtjen e bazave irakiane që strehojnë personelin e koalicionit./Periskopi













