Haradinaj: Hap gjigant marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e linjës ajrore. Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. ”Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e linjës ajrore.
Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
”Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.












