Hamza tregon pasojat që sjell vonimi i votimit të buxhetit

Ministri në detyrë i Zhvillimit ekonomik, Bedri Hamza ka treguar sonte në Zona B për pasojat që mund të vijnë nëse vonohet votimi i buxhetit të shtetit, meqë ende nuk kemi Qeveri të re, transmeton Periskopi. ‘’Tash varet a po ndalet dëmi me kaq apo po shkon duke u zmadhu me efekte negative. Organizatat buxhetore […]
‘’Tash varet a po ndalet dëmi me kaq apo po shkon duke u zmadhu me efekte negative. Organizatat buxhetore presin me pasë buxhet. Kur të krijohen kushtet dhe fillohet ekzekutimi, organizatat duhet me prit aprovimin e buxhetit ku më e mundshmja do të jetë marsi, atëherë prillin, majin, qershorin e kemi. Kjo do të ndikojë në rritje ekonomike, dhe ky është vec një dëm që ka ndodh e sa mundet me u zmadhu ky dëm, varet se si do të zhvillohet’’.
‘’Nëse nuk procedohet vendimi për zgjatjen e afatit të ekzekutimit të buxhetit, atëherë mjetet për shkurt do të jenë mungesë dhe mund të paraqitet pengesë për ekzekutimin e pagave, të pensioneve etj”
Tutje ai ka kritikuar LDK’në e VV’në për premtimet e bëra gjatë fushatës në sektorin e ekonomisë.
‘’Tash a do me bo buxhet për sa e tek ministri. Premtojshin në 200 mijë rritje, për arsim, shëndetësi. Unë e di që s’ndodhin se s’kanë ku i marrin. Premtojnë banka, e cka t’ju teket. Do të shohim se sa do të mund të realizojnë’’, shtuar ai./PERISKOPI/












