Haki Abazi: Mos përdorni deklarata që mund të rëndojnë dhe vonojnë marrëveshjen

Pas përplasjeve të ditëve të fundit mes akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëri nga deputetët e partisë së Albin Kurtit po kërkon të ndalen këto deklarata. Haki Abazi thotë se nuk duhet të vazhdohet me deklarata që e rëndojnë dikë, porse është koha të veprohet dhe të merren vendime të mëdha. […]
Pas përplasjeve të ditëve të fundit mes akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëri nga deputetët e partisë së Albin Kurtit po kërkon të ndalen këto deklarata.
Haki Abazi thotë se nuk duhet të vazhdohet me deklarata që e rëndojnë dikë, porse është koha të veprohet dhe të merren vendime të mëdha.
“Është koha për vendime dhe përgjegjësi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK”, theksoi Abazi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë”, theksoi ai./Periskopi/












