Haki Abazi fjalë miradije për Rugovën, komentuesit i thonë t’i tregojë edhe Albinit për të

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kujtuar 14 vjetorin e ndarjes nga jeta e presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se është koha që amaneti i Rugovës duhet të realizohet, shkruan Periskopi. “Vetëm kur ka vdekë Presidenti historik Ibrahim Rugova, Thaci dhe klani PRONTO ka marre krahë. Është koha që amaneti i Presidentit Rugova për pavarësinë […]
“Vetëm kur ka vdekë Presidenti historik Ibrahim Rugova, Thaci dhe klani PRONTO ka marre krahë. Është koha që amaneti i Presidentit Rugova për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, si kompromisi i madh i shqiptarëve, të realizohet dhe përjetësohet. Lavdi jetës dhe veprës!”, ka shkruar Abazi.
Në këtë shkrim ka komentuar një qytetar i cili i ka thënë Abazit se këtë gjë duhet t’ia tregojë kryetarit të tij, Albin Kurti.
“Tregojë Albinit kush ka qenë Dr Rugova! Se sa po duket nuk ka njohuri”, ka komentuar ky qytetar.

Kujtojmë që Albin Kurti edhe pse sot ka përkujtuar 14-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai ende nuk e ka bërë homazhe tek varri i tij./Periskopi/












