Grenell: SHBA do progres në fushën ekonomike në Kosovë

I Dërguarit i Posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë Richard Grenel sonte gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se janë të fokusuar të përqendrohet në aspektin ekonomik, për të dyja shtetet, transmeton Periskopi. “Presidenti Trump ka qenë veçanërisht i fokusuar për ta zgjidhur problemin duke mos shikuar […]
“Presidenti Trump ka qenë veçanërisht i fokusuar për ta zgjidhur problemin duke mos shikuar prapa, duke mos përdorë gjithmonë të njëjtat argumente politike. Ne duam progres në këtë regjion në sferën ekonomike. Kjo është motoja e administratës së Trump. Të shikojmë të gjitha çështjet që kanë mbetur, do t’i shohim dy qeveritë, për të avancuar me punë, por kjo s’mund të bëhet se ka konflikt, por kemi disa ide që do t’i shtyjmë, shtytje ekonomike dhe veçanti vende pune”, ka thënë ai.
Ndryshe, Thaçi dhe Grenell janë takuar për një darkë pune në një nga restorantet e kryeqytetit.
https://www.facebook.com/periskopi/videos/522501075049281/












