Gjermani iu helmoi drekën kolegëve të tij në vend të punës: Njëri prej tyre vdiq

Një 57 vjeçar iu kishte futur në ushqime kolegëve të tij merkur dhe të tjera substanca gjatë disa vitesh, duke e lënë njërin në koma dhe dy të tjerë me dëmtime të mëdha në veshkë. Një i ri vdiq katër vjet pasi u helmua nga kolegu i tij. Gjykata shtetëror në Bielefeld, që e dënoi […]
Një i ri vdiq katër vjet pasi u helmua nga kolegu i tij.
Gjykata shtetëror në Bielefeld, që e dënoi të dyshuarin për rastet në vitin e kaluar, konfirmoi vdekjen gjatë ditës së sotme, raporton agjencia e lajmeve DPA, përcjell Periskopi.
Helmuesi është një 57 vjeçar i identifikuar si Klaus O. për arsye private, ishte dënuar me burgim të përjetshëm marsin e kaluar pasi gjykata në Berlin e gjeti fajtor për tentim-vrasje.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2018 pasi një video e kishte shfaqur atë duke vendosur helm brenda sandviçit të kolegut në vendin e tyre të punës./Periskopi












