Gjenden dy personat e humbur në malet e Lubotenit

Janë gjetur dy personat që kishin humbur në malet e Lubotenit, shkruan Periskopi. Lajmin për gjetejn e tyre e ka konfirmuar Klubi Alpin Prishtina të cilët kishin organizuar këtë ecje. “Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. […]
Lajmin për gjetejn e tyre e ka konfirmuar Klubi Alpin Prishtina të cilët kishin organizuar këtë ecje.
“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaqanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”, thuhet në njoftimin e tyre në FB.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë rajonale në Ferizaj ka thënë përmes telefonit se dy personat e humbur janë gjetur sonte në afërsi të fshatit Dubravë të Ferizajt.
“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ata kanë humbur për shkak se nuk e kanë njohur terrenin”, tha Gashi.
Ndryshe zhdukjen e tyre për Periskopin e kishte konfirmuar edhe policia rajonale e Ferizajt.












