Gjatë sulmeve në Irak, Putini ‘shpall fitoren ndaj ShBA-ve’ në Siri

Me botën e alarmuar nga konflikti në Lindje të Mesme mes ShBA-ve dhe Iranit, një lider duket të jetë i vetëpërmbajtur: Vladimir Putini i Rusisë. Presidenti rus arriti në Damask të martën në vizitën e tij të dytë në Siri që prej fillimit të luftës civile të vendit gati nëntë vjet më herët, shkruan Bloomberg, […]
Me botën e alarmuar nga konflikti në Lindje të Mesme mes ShBA-ve dhe Iranit, një lider duket të jetë i vetëpërmbajtur: Vladimir Putini i Rusisë.
Presidenti rus arriti në Damask të martën në vizitën e tij të dytë në Siri që prej fillimit të luftës civile të vendit gati nëntë vjet më herët, shkruan Bloomberg, përkthen Periskopi.
Koha në të cilën po zhvillohet kjo vizitë është e rëndësishme. ShBA-të dhe aleatët e saj po vlerësojnë dëmet pasi Irani lëshoi një varg raketash balistike në bazat ajrore irakiane e amerikane të mërkurën në mëngjes si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të saj Kasim Soleimani të premten e kaluar.
Tregjet ndërkombëtare po lëvizin për keq dhe pasiguria mbretëron mbi prezencën ushtarake të ShBA-ve në Irak.
Por, Putini po e çon përpara agjendën e tij në ajon. Presidenti rus fluturoi nga aeroporti i Damaskut te post komandimi i forcave ruse ku takoi homologun dhe aleatin e tij Bashar al-Assadi.
“Ky është një mesazh i qartë për aleatët dhe oponentët e tij se kur stabiliteti mbaron dhe rreziku rritet, kur paraqitet pasiguria, Rusia thekson prezencën e saj në Lindje të mesme si të pandryshueshme, për dallim nga ajo e ShBA-ve.” Tha Andrey Kortunov, drejtori i Këshillit të Punëve Ndërkombëtare të Rusisë, një grup me lidhje të forta me Kremlinin. “Në kontrast me paparashikueshmërinë e Donald Trumpit, konsistenca e Rusisë bëhet avantazh.”
Putin po ashtu do të takojë edhe presidentin turk Erdogan.
Rusia e quajti vrasjen e Soleimanit si një hap “shkurt-pamës” që do të çonte në një “eskalim të shpejtë të tensioneve”. /Periskopi












