‘Gjasat minimale për koalicionin VV – LDK, të propozohet qeveria teknike për 6-9 muaj’

‘Gjasat minimale për koalicionin VV – LDK, të propozohet qeveria teknike për 6-9 muaj’

Një marrëveshje për koalicionin e shumë përfolur dhe proklamuar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po duket të jetë afër. Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ofertë të re në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës – ku parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14, një prej të cilave […]

Një marrëveshje për koalicionin e shumë përfolur dhe proklamuar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po duket të jetë afër.

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ofertë të re në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës – ku parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14, një prej të cilave do t’i takonte LDK-së dhe një minoriteteve, shkruan lajmi.net.

Këtë ofertë të VV-së, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka quajtur jo-serioze duke konsideruar se VV po kërkon pushtet absolut për ta nënvlerësuar dhe mbizotëruar LDK-në.

Në anën tjetër, lajmi.net ka folur me analistin Blerim Burjani i cili është shprehur se gjasat për koalicion janë minimale.

Sipas tij, marrëveshja është vështirësuar pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit.

“Gjasat janë minimale për një koalicion edhe pse oferta e fundit e VV-së për LDK-në ishte gjeneroze që është dashur ta bëjë kaherë dhe jo në fund të këtij procesi. Mendoj se ka ardhurfundi e që është negative pasi LDK e ndjen vetën të anashkaluar përfundimisht me zgjedhjen e Konjufcës kryeparlamentar nga VV dhe se Presidenti deri më 2021 nuk ka garancë që mund t’i jipet LDK-së. LDK e sheh si të përmbyllur këtë process për momentin, fjalori i tyre është gjithnjë “e shqyrtojmë”, por duket se nuk ka pasur vullnet prej fillimit për një koalicion”, tha Burjani për lajmi.net.

Më tutje, Burjani është shprehur se qëllimi i negociatave të këtyre dy partive nuk duket të jetë koalicioni.

Sipas Burjanit, LDK vazhdimisht është “në shqyrtim”, ndërsa Vetëvendosje ka bërë gabime në hapa drejtë arritjes së një marrëveshje.

“Nuk e kam përshtypjen se LDK gjatë fushatës dhe pas 6 tetorit ka qëllim koalicionin. Më shumë është lojë politike. Propozimet më shumë të njëanshme VV ka bërë propozime por edhe gabime siç është marrja e postit të kryeparlamentarit pa marrëveshje me LDK-në, kjo i ka kushtuar ndoshta edhe me humbje të marrëveshjes. Ka vetëm një zgjidhje për momentin, të propozohet qeveri teknike 6 deri në 9 muaj, gjatë kësaj kohe të reformohet ligji zgjedhor dhe të bëhen ndryshime kushtetuese”, tha Burjani për lajmi.net.

Më tutje, Burjani ka shtuar se koalicioni mes këtyre dy partive mund të jetë funksional, por sipas tij sfidat me të cilat do të përballej janë të mëdha.

“Koalicioni mund të jetë funksional por sikur deri tash secila ministri i përgjigjet partisë së vet por jo edhe kryeministrit ani pse deklarojnë të kundërten partitë për këtë çështje. Ndoshta do të arrinte të zbatohej vettingu në drejtësi dhe polici, zhvillimi ekonomik do të mbetet problemi më i madh për këto parti, pastaj sfida si mbrojtja shëndetësore, reforma sektoriale dhe e shërbimit diplomatik dhe të tjera mbesin sfida të mëdha”, tha Burjani në fund.

Vlen të theksohet se nuk ka ende qëndrim zyrtar të LDK-së që i përgjigjet ofertës së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?