Gecaj i LDK-së nervozohet, thotë se VV-ja edhe “po i shan edhe po kërkon bashkëpunim”

Bajram Gecaj i LDK-së njihet për epitetet që iu jep personaliteteve të ndryshme të partisë së tij. Por së fundi ai ka bërë një postim në lidhje me zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me marrëveshjen potenciale për qeverisje mes partisë së tij dhe VV-së. Kujtojmë që sot z.Kosnett ishte në zyret e […]
Kujtojmë që sot z.Kosnett ishte në zyret e LDK-së për të dëgjuar se deri në ç’pikë kishin arritur negociatat me VV-në për formimin e qeverisë dhe kishte bërë thirrje që një gjë e tillë të ndodhte sa më parë.
Ndërkohë, zyrtarët e VV-së kanë vazhduar sulmet ndaj LDK-së, duke thënë se kjo parti po kërkonte shumë. Elvis Hoxha nga VV deklaroi se partia e udhëhequr nga Mustafa po kërkonte të shkëmbente “pozitën e presidentit me pozitën e kryetarit të kuvendit”, shkruan Periskopi ndërkohë që tha se Mustafa po kërkonte me çdo kusht të bënte koalicion me PDK-në.
Këto sulme nuk i kanë pëlqyer Gecajt i cili ka deklaruar se “Atyre që shajnë dhe kërkojnë bashkëpunim njëkohësisht …. “zoti u dhashtë bereqet n’tru”!
Nuk dihet se çka nënkupton nëmja ose dëshirimi “zoti u dhashtë bereqet n’tru” por me shumë gjasë nuk është frazë e përdorur me pozitivitet. /Periskopi












