Gashi: Kur VV nuk reagon kundër LDK-së, këtë punë e kryen Vjosa Osmani

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, thotë se sa herë që Vetëvendosja nuk reagon ndaj LDK-së, këtë punë e kryen Vjosa Osmani. Me një mesazh në Facebook, Gashi shkruan se në mosbesimin mes LDK-së dhe VV-së ka gisht edhe zonja Osmani, e cila, siç shkruan ai, ‘po mundohet ta mbrojë shtetësinë e Kosovës me […]
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, thotë se sa herë që Vetëvendosja nuk reagon ndaj LDK-së, këtë punë e kryen Vjosa Osmani.
Me një mesazh në Facebook, Gashi shkruan se në mosbesimin mes LDK-së dhe VV-së ka gisht edhe zonja Osmani, e cila, siç shkruan ai, ‘po mundohet ta mbrojë shtetësinë e Kosovës me Vetëvendosjen që deri dje ishte kundër kësaj shtetësie’.
Ja shkrimi i plotë:
Znj Osmani,
Ju keni deklaruar se e kemi shtetin edhe kur s’kemi pasur as defakto as de jure!
Ç’far zori e ke sot me kontestu!?
Si po e plotëson Vjosa Osmani mungesën e reagimeve nga Vetëvendosje?
Sa herë që Vetëvendosje nuk i reagon Lidhjes Demokratike të Kosovës – atëherë këtë detyrë e kryen me shumë zell kundër partisë së vet, vet kandidatja e saj për kryeministre Vjosa Osmani.
Nëse nënkryetari i LDK-së Agim Veliu thotë se oferta e VV-së ka për qëllim <
Ajo po mundohet edhe të përhap të pavërteta për gjoja rrezikimin e shtetit të Kosovës nga PAN-i.
E sot?
Me kënd po mundohet Vjosa Osmani ta mbroj shtetësinë e Kosovës?
Shtetësinë e Kosovës po mundohet ta mbrojë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin që prej vitit 2008 dhe deri sot për çdo ditë kanë prodhuar deklarata kundër shtetit të Kosovës, nuk ia kanë respektuar institucionet dhe ia kanë sharë e përbuzur simbolet shtetërore.
Përmes përhapjes të këtyre të pavërtetave, Vjosa Osmani po mundohet që të shmang debatin nga flirtimi i saj me Vetëvendosjen.
Në fakt zvarritja e deritashme për formimin e Qeverisë është edhe si rezultat i mosbesimit ndërmjet VV-së dhe LDK-së, në të cilin ka gisht edhe ajo.












