Garda Revolucionare Iraniane: Do të sulmojmë edhe aleatët e Amerikës

Duket se tashmë Irani ka lëshuar edhe valën e dytë të sulmeve me raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane në rajon. Dhe, ndërsa forcat ajrore iraniane po alarmojnë botën me veprimin e tyre që mund të çojë në një luftë të përgjakshme, Garda Revolucionare Iraniane ka kërcënuar edhe Izraelin me aleatët e ShBA-ve, përkthen Periskopi […]
Dhe, ndërsa forcat ajrore iraniane po alarmojnë botën me veprimin e tyre që mund të çojë në një luftë të përgjakshme, Garda Revolucionare Iraniane ka kërcënuar edhe Izraelin me aleatët e ShBA-ve, përkthen Periskopi nga Agjencia e Lajmeve AFP.
Në ndërkohë, këshilltari kryesor i presidentit iranian, në Twitter ka vendosur flamurin e Iranit për të tallur presidentin amerikan që para vrasjes së gjeneral Soleimanit kishte vendosur flamurin amerikan.
Edhe më tej mungojnë të dhënat për të treguar për dëmet në njerëz që janë bërë pas sulmit në të paktën dy baza.












