Përfundimtare: ShBA nuk do ta sulmojë ushtarakisht Iranin, ja krejt çka i tha Trump popullit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua popullit të tij pas sulmeve të mbrëmshme që ishin hakmarrje për gjeneralin e vrarë ditën e premte afër aeroportit të Bagdadit. Gazetarët e pritën për 25 minuta që ai të shfaqej e të thoshte fjalën e tij për këto sulme, ndërsa shumë komentues frikësoheshin nga një kundërpërgjigjje e frikshme […]
Gazetarët e pritën për 25 minuta që ai të shfaqej e të thoshte fjalën e tij për këto sulme, ndërsa shumë komentues frikësoheshin nga një kundërpërgjigjje e frikshme amerikane për popullin iranian.
Por, z.Trump foli fare shkurtimisht duke i dëshiruar Iranit “një të ardhme të ndritur e të lulëzuar” me një marrëveshje të re “që do t’i ndalonte asaj programin për pasurimin e uraniumit.”, përcjell Periskopi.
Fjalia e parë e tij ishte se “Irani kurrë nuk do të ketë armë bërthamore,” ndërsa më pas vazhdoi duke akuzuar madje administratën Obama se i kishte shitur raketat me të cilat u qëlluan trupat amerikane Iranit. Ai tha se Irani dukej se “po rrinte urtë” pas sulmeve, por njoftoi se do t’i vendoste sanksione të reja.
https://www.facebook.com/bbcnews/videos/834128680346877/
Ai i bëri thirrje edhe aleatëve të saj dhe Kinës e Rusisë që të konsideronin mundësinë për dalje nga marrëveshja nukleare me Iranin e bërë nga presidenti Obama dhe krijimin e një marrëveshjeje të re.
Trump përmendi edhe suksesin ekonomik të ShBA-ve gjatë kohës së administratës së tij dhe po ashtu tha se vendi i tij ishte bërë “vendi më prodhues i naftës në botë”. Në fakt, ShBA-të mbajnë vetëm vendin e nëntë, shkruan Periskopi.
Se si do të komentohet një reagim i tillë nga mediat ndërkombëtare mbetet të shihet por ajo që është e qartë aktualisht është se ShBA nuk do të përgjigjet ndaj këtij sulmi./Periskopi












