Formimi i koalicionit, edhe Apostolova i shkon Isa Mustafës në zyrë

Derisa ende nuk ka asnjë lëvizje nga partitë që po synojnë formimin e koalicionit qeverisës, LVV e LDK, selinë e kësaj të fundit e ka vizituar sot edhe shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova. Apostolova pas takimit me përfaqësues të LDK-së, tha se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha […]
Derisa ende nuk ka asnjë lëvizje nga partitë që po synojnë formimin e koalicionit qeverisës, LVV e LDK, selinë e kësaj të fundit e ka vizituar sot edhe shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova.
Apostolova pas takimit me përfaqësues të LDK-së, tha se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha partive.
“Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh”.
“Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, ka thënë Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë
Kjo vizitë vjen pas vizitës së djeshme që i bëri kësaj partie, ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott.
Kujtojmë se dy partitë LDK dhe LVV kanë pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të përmbyllin marrëveshjen dhe të krijojnë qeverinë e re./Periskopi/












