Fondi pensional i kosovarëve arriti në 1.91 miliardë euro

Fondi pensional i kosovarëve arriti në 1.91 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja, e që rrjedhimisht rezultoi në rritje të aseteve. “Sektori pensional përbën 27.3 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e […]

“Sektori pensional përbën 27.3 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e rëndësisë në sistemin financiar. Vlera e stokut të gjithsej aseteve të menaxhuara nga fondet pensionale shënoi rritje vjetore prej 8.8 përqind, dhe arriti vlerën 1.91 miliardë euro”  thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar” të BQK-së.

Në baza tremujore, asetet e sektorit pensional u zgjeruan për 43.9 milionë euro, si rezultat i rritjes së kontributeve të arkëtuara dhe kthimit nga investimet.

“Krahas TM3 2018, vlera e gjithsej aseteve për këtë tremujor ishte më e ulët për 25.7 milionë euro, kryesisht si rrjedhojë e vlerës më të ulët të kthimit nga investimet”, thuhet në raport.

Në këtë tremujor, kontributet e arkëtuara të FKPK u shënuan vlerë prej 46.0 milionë euro, një rritje për 6.1 përqind krahas periudhës së njejtë të vitit paraprak. Për më shumë, FKPK shënoi kthim pozitiv në investime në vlerë prej 21.8 milionë euro.

Kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i performancës së investimeve në tregjet e jashtme si dhe atyre brenda vendit.

“Investimet në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës u shtuan për 34.1 milionë euro. Në krahasim me 2018, fondet pensionale kanë rritur investimet e tyre në formë të depozitave në bankat komerciale në vend. Depozitat e fondeve pensionale u rritën për 28.6 milionë euro”, thuhet në raport.

FSKP realizoi kthim pozitiv bruto nga investimet prej 220.5 mijë euro, apo 48.7 mijë euro më shumë se në 2018). Për më shumë, FSKP pati edhe arkëtime të reja që arritën vlerën prej 137.5 mijë euro.

Sa i përket sektorit pensional në përgjithësi, kthimi bruto nga investimet ishte 22.04 milionë euro, ndërsa kontributet e arkëtuara ishin 46.08 milionë euro, prej të cilave 99.7 përqind i përkasin FKPK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?