Fillon lufta: Irani sulmon furishëm me raketa ShBA-në

Tashmë është konfirmuar edhe nga zyrtarët amerikanë se Irani ka nisur hakmarrjen e saj ndaj ShBA-ve. Kjo ka ndodhur nga një operacion i stuhishëm me disa raketa me të cilat u godit një bazë irakiane ku ishin stacionuar ushtarët amerikanë, përkthen Periskopi nga CNN. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i ka konfirmuar CNN-it se ka […]
Kjo ka ndodhur nga një operacion i stuhishëm me disa raketa me të cilat u godit një bazë irakiane ku ishin stacionuar ushtarët amerikanë, përkthen Periskopi nga CNN.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i ka konfirmuar CNN-it se ka pasur disa lloje të sulmit në bazën ajrore të al-Asad ku janë të vendosura trupat amerikane. Detaje të tjera ende nuk janë ofruar.
Ndërkohë, edhe Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka konfirmuar se ka marrë lajmin për sulmin iranian gjatë një mbledhje me ligjbërësit demokratë. /Periskopi












