Erdogan kërcënon gjeneralin e Libisë: Do t’ia japim një mësim të mirë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një mësim të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi. Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizion pasi gjenerali Khalifa dhe kryetari i qeverisë libiane, Fayez […]

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një mësim të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi.

Erdogani e dha këtë deklaratë gjatë një fjalimi në televizion pasi gjenerali Khalifa dhe kryetari i qeverisë libiane, Fayez al-Sarraj, u larguan nga Moska pa marrëveshje armëpushimi.

Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.

Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e partisë në Ankara, Erdogani e quajti Haftarin puçist dhe e akuzoi se ai iku nga Moska.

“Pavarësisht kësaj, ne mendojmë se bisedimet në Moskë ishin pozitive, sepse ato e treguan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar para komunitetit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit turk.

Ai paralajmëroi se për Libinë do të diskutohet përsëri më 19 janar në Berlin të Gjermanisë, shkruan “Free Europe”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?