Elvis Hoxha i VV-së i familjarizuar me “Lutën dhe Agimin”, nënkupton se marrëveshja është gati

Profesori universitar nga Shqipëria dhe anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, para një ore ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka bërë kritika të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqiptari Hoxha ka thënë se LDK-ja “si duket” kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me […]
Shqiptari Hoxha ka thënë se LDK-ja “si duket” kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet.” – shkruan ai pa treguar pse në të vërtetë nuk ka kuptim që të kërkohet kjo pozitë nga partia e z.Mustafa që i mori vetëm 1,5 për qind më pak në zgjedhjet e 6 tetorit.
Por, ai zbulon se tashmë LDK po kërkon pozitën e kryeparlamentarit “si shkëmbim për presidentin”, duke lënë të kuptohet që partia e z.Mustafa ka hequr dorë nga kërkesa e mëhershme për këtë pozitë, shkruan Periskopi.
Por, z.Hoxha duket se është kritik edhe ndaj partisë së tij.
“Kryesia e LDK-së kërkon të ketë atë që nuk e ka patur kurrë. Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë.” – shkruan Hoxha.
Ai madje duket mjaft i familjarizuar edhe me dy nënkryetarët e partisë së z.Mustafa, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, të cilët i thërret në emra.
“Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin.” – shkruan ai.
Më poshtë keni statusin e plotë të z.Hoxha:
Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet. Duan kryeparlamentarin si shkëmbim për presidentin që nuk duhet ta kenë.
Logjika e LDK-së është si e atij tipit që bërtiste ngado se i kishin humbur 10 milionë dollarë. Kur e pyetën se ku i gjeti tërë ato parà, u përgjigj thjesht: “Nuk ka rëndësi ku i gjeta, e rëndësishme është që i humba”. Por të gjithë e dinin të vërtetën, ai nuk e kishte patur kurrë një shumë të tillë. Dhe të gjithë e dinë mirë se kur nuk ke asgjë mund të thuash se ke humbur miliardat. Kryesia e LDK-së kërkon të këtë atë që nuk e ka patur kurrë. Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë. Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi.
Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta.












