Ekspertët e aviacionit thonë se rrëzimi i aeroplanit në Iran mund të ketë qenë sulm

Janë hedhur dyshime mbi pohimin iranian se rrëzimi vdekjeprurës i aeroplanit ukrainas ndodhi për shkak të dështimit të motorit, ndërsa ekspertë të pavarur të aviacionit thanë se shpjegimi më i arsyeshëm është se aeroplani është rrëzuar nga një “sulm”. Zyrtarët iranianë thanë se çështje teknike ishin prapa rrëzimit të aeroplanit, i cili ndodhi pak pas […]
Janë hedhur dyshime mbi pohimin iranian se rrëzimi vdekjeprurës i aeroplanit ukrainas ndodhi për shkak të dështimit të motorit, ndërsa ekspertë të pavarur të aviacionit thanë se shpjegimi më i arsyeshëm është se aeroplani është rrëzuar nga një “sulm”.
Zyrtarët iranianë thanë se çështje teknike ishin prapa rrëzimit të aeroplanit, i cili ndodhi pak pas ngritjes së tij nga Aeroporti “Imam Khomeimi”, afër Tehranit.
Ambasada e Ukrainës në Tehran, fillimisht e mbështeti atë deklaratë, por më vonë e kundërshtoi, duke thënë se ishte punë e një komisioni zyrtar ta përcaktonte shkakun e aksidentit.
Derisa disa ekspertë thanë se ishte herët të tregohej arsyeja, grupi OPS (grup monitorues për rreziqet e aviacionit), tha se do ta cilësonin këtë si sulm deri kur të ketë fakte për të kundërtën.
Linja e aviacionit, UIA, po ashtu insistoi se gjithçka ishte në rregull me aeroplanin e rrëzuar, të cilit i ishte bërë kontrolla 2 ditë para fluturimit të fundit.
Irani ka deklaruar se nuk do t’i dorëzojë të dhënat nga “kutia e zezë”, e nxjerrë nga aeroplani.
NATO thotë se nuk ka viktima pas sulmit në bazat ushtarake në Irak .
NATO ka deklaruar se sulmet raketore iraniane nuk kanë shkaktuar “viktima” të forcave të veta në Irak.
Në një deklaratë shkruhej se “Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër”, përcjell Periskopi.












