Edi Rama nesër në Ukrainë, zbulohet agjenda

Edi Rama nesër në Ukrainë, zbulohet agjenda

Në cilësinë e Kryetarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, nesër do të vizitojnë Ukrainën. Rama do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të nivelit të lartë ukrainas në Kiev. Në cilësinë e Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për vitin 2020, gjatë vizitës në Ukrainë […]

Në cilësinë e Kryetarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, nesër do të vizitojnë Ukrainën.

Rama do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të nivelit të lartë ukrainas në Kiev.

Në cilësinë e Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për vitin 2020, gjatë vizitës në Ukrainë Rama do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, Kryeministrin Oleksiy Honcharuk, Ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe Kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës, është planifikuar të mbahet në përfundim të takimit me Ministrin e Jashtëm Prystaiko.

Bisedimet me zyrtarët e lartë në Ukrainë do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore.

Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Është planifikuar që të nesërmen e vizitës (21 janar) ai do të vizitojë Ukrainën lindore për të pasur një panoramë më të qartë të situatës në zonat e prekura nga konflikti dhe punën e SMM.

Zyra e OSBE-së ka theksuar se kjo vizitë e parë zyrtare, si Kryetar i Zyrës së OSBE-së nga Rama, pasqyron rëndësinë e madhe që ai i kushton përpjekjeve të OSBE-së për të adresuar krizën rreth Ukrainës, sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot./abcnews.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?