Edhe dy të ftuar nga Gjykata Speciale, kush është janë ata?

Gjykata Speciale ka filluar me ftesat për këtë vit. Kësaj radhej, nga Gjykata Speciale janë ftuar Abedin Daka (vëllai i dëshmorit Mirush Daka) dhe Sherif Tahiri, shkruan Periskopi. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Ndryshe, deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga […]
Gjykata Speciale ka filluar me ftesat për këtë vit.
Kësaj radhej, nga Gjykata Speciale janë ftuar Abedin Daka (vëllai i dëshmorit Mirush Daka) dhe Sherif Tahiri, shkruan Periskopi.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.
Ndryshe, deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë.
Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të Dhomave të Specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Shkrimi i plotë:
Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.
Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së.
H.G












