​Partitë përgatiten për fushatën zgjedhore

​Partitë përgatiten për fushatën zgjedhore

Ende pa u shpallur zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë filluan gjuetinë për vota. VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë me moton “Ripërtëritja para shtëpisë suaj” do të nisë t’i vizitojë të gjitha vendbanimet, në të gjithë Maqedoninë.  “Zaev dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimin, më 12 prill do […]

Ende pa u shpallur zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë filluan gjuetinë për vota.

VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë me moton “Ripërtëritja para shtëpisë suaj” do të nisë t’i vizitojë të gjitha vendbanimet, në të gjithë Maqedoninë.  “Zaev dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimin, më 12 prill do të japin llogari”, tha Sekretari i Përgjithshëm në VMRO-DPMNE, Igor Janushev.

“Ne do të shikohemi sy më sy, me qytetarët dhe do të themi se Maqedonia ka shans dhe shpresë, dhe se rindërtimi po vjen. Ne jemi këtu për qytetarët, të fitojmë së bashku, që kjo e keqe të mos përsëritet kurrë, Zoran Zaev kurrë më”, tha Igor Janushev.

Edhe LSDM-ja në fushatë. Sot në oborrin partiak organizoi një pazar humanitar. “Në frymën e solidaritetit dhe humanitetit, së bashku të ndërtojmë një shoqëri korrekte për të gjithë”, tha  Zoran Zaev duke u bërë thirrje të pranishmëve të dhurojnë fonde, për familjet e pastreha në shtëpinë e përkujdesit në Vizbeg.

“Vlerat e tilla sociale demokratike gjatë kësaj periudhe të festave, duhet ta hapin zemrën dhe të zgjasim dorën, dhe të ndihmohemi mes vete. Përmes blerjes së pijeve dhe produkteve dhe përmes donacioneve në kuti, ose blerjes së rekuizitave, ndihmojmë drejtpërdrejt bashkëqytetarët tanë, që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë”, pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Edhe BDI para disa ditëve e filloi fushatën nga Çairi. Zyrtarë të lartë të partisë inspektonin zgjerimin e Rrugës së pllastikave dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Paralelisht me fushatat e partisë, gjithashtu po negociohet për koalicionet  parazgjedhore.

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar, se javën e ardhshme do të dihet me cilën parti do të koalicionojë. Shpresojnë se koalicioni do të jetë trepartiak, ku do të përfshihen BESA dhe Alternativa.

Duke folur për koalicionin e ardhshëm parazgjedhor të udhëhequr nga LSDM, Zaev thotë se ai tashmë ka filluar bisedimet me partitë, që ai tashmë i ka në koalicion, por edhe me partitë e tjera të opozitës nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar.

“Unë drejtoj një parti demokratike dhe vendimet me këtë përmbajtje dhe që janë esenciale, i marrin organet e partisë. dhe unë nuk mund të them për çfarë jemi gati ose jo, por mund të them që jam i gatshëm të flas me të gjithë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

BDI tashmë ka deklaruar se do të garojë vetë në zgjedhje.

VMRO-DPMNE paralajmëron, se janë në kontakt dhe bisedime me partitë e bllokut shqiptar të opozitës. Mickoski kohët e fundit tha se nuk sheh pengesë për koalicionin parazgjedhor, por edhe për mundësinë për të dalë vetë në zgjedhje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?