​Macron optimist për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

​Macron optimist për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb, të ishte i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate. “I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj […]

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb, të ishte i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate.

“I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit, në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që mund të përshpejtohet dhe që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate“, deklaroi Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenkoviç dhanë një deklaratë për shtyp per para takimit në Elize.

“Do të doja të theksoja dëshirën e Francës që samiti në Zagreb të jetë i suksesshëm”, shtoi Macron.

Të dy liderët do të diskutojnë mbi kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, negociatat për kornizën e re financiare shumëvjeçare, përgatitjet për konferencën për të ardhmen e Evropës dhe Samitin BE-Evropë Juglindore që do të mbahet në maj në Zagreb. Në këtë kontekst të dy zyrtarët do të diskutojnë për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit.

Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore.

“Jam i kënaqur që presidenti Macron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është në interesin tonë që shtetet të jenë të qëndrueshme dhe të zbatojnë reformat ekonomike dhe sociale”, deklaroi kryeministri Plenkovic./ATSH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?