“E përdhunuan para se ta hidhnin në rezervuar” Detaje tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt

“E përdhunuan para se ta hidhnin në rezervuar” Detaje tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja makabër në Mallakastër, ku Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Sheha. Në dosje e Prokurorisë thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar. Në dëshminë e […]

Në dosje e Prokurorisë thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Në dëshminë e tij 16-vjeçari Sindi Shehaj ka treguar se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashah dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike.

Ai thotë se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku u gjet pas dy ditësh nga policia.

“Ne daten 04.01.2020, rreth ores 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene qe te shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punen.Ne keto rrethana eshte nisur me makinen e tij e ka shkuar tek Luisi, ku jane takuar ne afersi te baneses se ketij te fundit.

Ne bisede e siper i ka thene te linte aty makinen e tij e te merrte ate te Ervis Zotaj, pasi do te shkonin te merrnin hashash tek shtepia e Drita Saliaj.Pas kesaj kane shkuar tek banesa e kesaj te fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thene qe te mos hynte brenda pasi kishte pak pune.

Ka pritur jashte nderkohe qe Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kane qene brenda duke pire kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e eshte futur brenda, ku Drita i ka dhene nje gote raki.

Gjate kohes qe po pinte goten e rakise Luisi, eshte ngritur me pretendimin se do shkonte ne tualet por ne te vertete eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash.

Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 euro.

Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina.

Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te.

Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten.

Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit.

Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit.Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit.

Rreth ores 03:00, te dates 05.01.2020, kane mbritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kane zbritur nga makina dhe e kane hedhur menjehere ne uje.Pas kesaj jane kthyer ne Gjerbes ku ka marre makinen e tij dhe eshte larguar per ne banesen e vet, ndersa Ervisi e Luisi kane shkuar perseri tek banesa e Drita Saliaj.

Ne monentin e ndarjes ata e kane porositur qe te mos tregonte per gjithça ndodhi.Ne banese ka mbritur rreth ores 04:30, date 05.01.2020, e ate dite nuk ka dale nga shtëpia”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?