E pakonfirmuar: Kurti e Mustafa në një takim të papritur

Burime të Gazetës Express brenda LDK-së kanë bërë të ditur se Isa Mustafa dhe Albin Kurti do të takohen sot prej orës 15:00. Në fakt, tashmë ora ka kaluar 15-shin dhe nuk dihet nëse takimi është shtyer apo do të mbahet. Lajmi nuk është konfirmuar për Periskopin. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, z.Kurti i […]
Burime të Gazetës Express brenda LDK-së kanë bërë të ditur se Isa Mustafa dhe Albin Kurti do të takohen sot prej orës 15:00.
Në fakt, tashmë ora ka kaluar 15-shin dhe nuk dihet nëse takimi është shtyer apo do të mbahet. Lajmi nuk është konfirmuar për Periskopin.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, z.Kurti i bëri ftesë LDK-së që të emëronte pozitat e saj në Qeverinë Kurti pasi që i emëroi ministrat e saj dhe zëvendëskryeministrin.
Nuk dihet as lokacioni se ku mund të mbahet takimi në fjalë dhe nëse do të ketë një vendim përfundimtar për koalicion.












