E frikshme: Partia Neo-naziste rritet fuqishëm në Sllovaki, pritet të dalë e dyta

Sllovakia pritet të bëhet vendi më i fundit në Evropë që do të bie nën ndikimin e së djathtës ekstreme, me sondazhet që parashohin rritje masive për neo-Nazistët në zgjedhjet e ardhshme. Partia e quajtur Kotlebovci-L’SNS në sondazhe po del vazhdimisht në vendin e dytë që prej fillimisht të dhjetorit, ndërkohë më herët (2016) ishte […]
Partia e quajtur Kotlebovci-L’SNS në sondazhe po del vazhdimisht në vendin e dytë që prej fillimisht të dhjetorit, ndërkohë më herët (2016) ishte në vendin e pestë – me zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 29 shkurt të këtij viti.
Politikat e kësaj partie përfshijnë vendosjen e një milicie që do të luftonte kundër “terrorit të ciganëve” të imagjinuar, rikthimin e detyrimit ushtarak, dhe festimin e Sllovakisë naziste që kishte nisur gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Lideri i partisë Marian Kotleba ka thënë se hebrenjtë që jetojnë në Sllovaki “janë në thelb të pakënaqur nga çdo gjë që është sllovake” dhe që ata “jetojnë në territorin tonë veç nga mëshira e kombit tonë sllovak”.
Programi i partisë zotohet që të mbyll kufijtë e Sllovakisë për të ndaluar “hordhitë e emigrantëve myslimanë”, duke shtuar se vendi është po bën “vetëvrasje kombëtare” dhe se nuk është më vend i pavarur e sovran për shkak të anëtarësisë në BE-.
Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën që kjo parti të shpallej anti-kushtetuese dhe të shuhej. /Periskopi












