Dronët, avionët e lazerat: 16 foto që tregojnë fuqinë vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane

SHBA është një superfuqi ushtarake botërore dhe këtë e ka treguar në çdo kohë. Konflikti me Iranin ka detyruar Donald Trump që të tregojë “muskujt” e shtetit të tij Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dronët më të fuqishëm në botë. Në vend që të rrezikojnë jetën në fushën e betejës, forcat amerikane mund të […]
SHBA është një superfuqi ushtarake botërore dhe këtë e ka treguar në çdo kohë.
Konflikti me Iranin ka detyruar Donald Trump që të tregojë “muskujt” e shtetit të tij
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dronët më të fuqishëm në botë.
Në vend që të rrezikojnë jetën në fushën e betejës, forcat amerikane mund të luftojnë në distancë me këto sistemet e reja.
Ndonëse fillimisht konsiderohej si një modë që shpejt do të kalonte, 15 vitet e fundit kanë treguar se avionët pa pilot kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat.
Së fundmi SHBA ka nisur testimin e një lazeri shumë të fuqishëm, i cili mund të sjellë revolucion në sistemin ushtarak.
Me gati 3 milionë anëtarë të shërbimit, 4,800 njësi mbrojtëse në shtatë kontinente dhe një buxhet vjetor prej më shumë se 700 miliardë dollarë, ushtria amerikane konsiderohet si forca kryesore luftarake në botë.



























