Djali i zëvendësministrit emërohet konsull i përgjithshëm në konsullatën që nuk ekziston

Djali i zëvendësministrit emërohet konsull i përgjithshëm në konsullatën që nuk ekziston

Blendi Kilaj është bërë dëshmitari i parë i jetësimit të një prej premtimeve që, më 12 shtator, babai i tij, që është zëvendësministër i Diasporës, Isni Kilaj, e kishte dhënë për elektoratin e Partisë Demokratike (PDK). Vetëm nëntë ditë pas zotimit të të atit për “realizim ëndrrash”, ai do të propozohej për konsull të përgjithshëm, […]

Blendi Kilaj është bërë dëshmitari i parë i jetësimit të një prej premtimeve që, më 12 shtator, babai i tij, që është zëvendësministër i Diasporës, Isni Kilaj, e kishte dhënë për elektoratin e Partisë Demokratike (PDK).

Vetëm nëntë ditë pas zotimit të të atit për “realizim ëndrrash”, ai do të propozohej për konsull të përgjithshëm, e më vonë edhe do të emërohej, me dekret, ani se konsullata ku është caktuar nuk ekziston.

“Tani bashkë me ju e kemi një luftë demokratike që duhet ta fitojmë patjetër dhe këtë luftë pa dyshim që do e fitojmë nëse ju na jepni besimin me votën tuaj”, kishte shkruar zëvendësministri Kilaj, përmbajtje kjo që ishte shpërndarë nga Blendi në Facebook. “Ju premtoj që unë do të jem zë shumë i fuqishëm dhe do të bëj punë të palodhur vetëm e vetëm që ëndrrat dhe shpresat e juaja për një Kosovë të zhvilluar e Demokratike të realizohen”, shkruan koha ditore.

Zëvendësministri, i cili është një eksponent i moçëm i PDK-së në Malishevë, në zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur në tetor, ka mundur të marrë 5270 vota, e që nuk ishin të mjaftueshme për t’u bërë deputet. Ai vazhdon ta mbajë postin e zëvendësministrit të Diasporës, ndërkaq poste zëvendësministri ka pasur edhe në dikastere të tjera qeveritare. Ka qenë edhe kryetar i Komunës së Malishevës dhe aktualisht është edhe kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?