Deputeti i VV-së reagon për ndërtimet në Liqenin e Badovcit

Deputeti i VV-së reagon për ndërtimet në Liqenin e Badovcit

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për ndërtimet që pritet të ndodhin në Liqenin e Badovcit. Ai i ka shkruar në Facebook se ky liqen është pasuri publike me rëndësi jetike për qytetarët e Prishtinës e jo vetëm, duke shtuar se qeveria apo bizneset e ndërtimit nuk mundet t’i shkatërrojnë burimet ujore […]

Ai i ka shkruar në Facebook se ky liqen është pasuri publike me rëndësi jetike për qytetarët e Prishtinës e jo vetëm, duke shtuar se qeveria apo bizneset e ndërtimit nuk mundet t’i shkatërrojnë burimet ujore që shfrytëzohen nga 1/3 e popullsisë së Kosovës, për përfitime njerëzish.

“Thërrasim Komunën dhe MMPH-në që të ndalojnë këto veprime rrënuese të pasurisë publike nga e cila përfitojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai, duke i radhitur disa pika në lidhje me Liqenin e Badovcit.

“-Zona ujëmbledhëse e liqenit është 109 km2.

Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit të thatë tani situata pothuajse është e ngjashme si rezultat i mungesës se reshjeve nga viti i kaluar dhe janari aktual.
-A bjen ndesh ky projekt sipas UA 15/2017 nga MMPH lidhur me zonat mbrojtëse ujore.
-A janë marrë informacione në KRU’’Prishtina” se sa afër do të jetë lagja nga vepra e marrjes dhe sa afër PENDES/DIGES
-Shkarkimi i ujërave të zeza që do të kishte pasoja të paparashikueshme në kualitetin e ujit për pije.
-Tendencat për ndërtimet e reja në atë zonë do tē thotë definitivsht e ardhmja e pasigurt e furnizimit me ujë të pijshëm për 30% të popullatës së Prishtinës me rrethinë.
-Nga UA 15/2017 zona e parë ka një gjerësi 10m dhe duhet që rreptësisht të ndalohet lëvizja e njerëzve, duhet të jetë e rrethuar pasi që bëhet fjalë për sigurinë e ujit të pijes.
Zona e dytë ka një gjërësi prej 200m, në atë zonë nuk duhet të planifikohen ndërtesa banimi, biznese e zhvillime rekreacioni pasi kjo zonë me gjeresi prej 200 metra është zonë e afërt me liqenin dhe rreziku është permanent i shkarkimeve te ujërave te zeza.
Poashtu edhe zona III që ka një sipërfaqe 109 km2 të gjitha shkarkimet në prrockat e ujëmbledhësit duhet të trajtohen para se ato të derdhen në liqenin e Badovcit”, ka shkruar Bajqinovci.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?