Deputeti i LDK’së kërkon që të bëhet shpejt koalicioni me Vetëvendosjen

Deputeti i LDK’së kërkon që të bëhet shpejt koalicioni me Vetëvendosjen

Shkëmb Manaj është një prej zyrtarëve të LDK’së që kërkon publikisht të bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Djali i aktivistit të vrarë të LDK’së, Shaban Manajt, shkruan se ky koalicion është vullnet i shprehur nga qytetarët. Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, duke e lidhur me emrat e dy subjekteve, thotë se duhet ndodhë lidhja e […]

Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, duke e lidhur me emrat e dy subjekteve, thotë se duhet ndodhë lidhja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë, që Kosova të lëvizë përpara.

“Duhet të ndodh #LIDHJA e marrëveshjes politike që të filloj #LËVIZJA e Kosovës përpara sepse ky është vullneti i qytetarëve të Republikës sonë i shprehur me votën e lirë me datën 6 Tetor 2019”, ka shkruar deputeti.

Ai thotë se formimi i koalicioni duhet të ndodhë, sepse ky është vullnet i 430 mijë votuesve.

“Këtë rezultat të zgjedhjeve duhet ta materializojmë duke i dhënë vendit një qeveri dhe institucione demokratike që funksionojnë mbi bazë të ligjit e kushtetutës dhe që përfaqësojnë besimin qytetarë të afër 430 mijë votuesve”.

Manaj shkruan tutje se marrëveshja mes partive duhet të jetë dinjitoze dhe të përfaqësojë ato baras.

“Ne (LDK dhe LVV), duhet të përfaqësojmë vullnetin e sovranit për ndryshim, prandaj duhet të dakordohemi për një marrëveshje politike, të ndërtuar mbi parimin themeltar të mirëbesimit dhe sipas një formule të balancuar që siguron përfaqësimin dinjitoz të dy subjekteve tona politike në ndarjen e përgjegjësive shtetërore”

Në fund, ai shkruan se s’ka kohë për të humbur dhe se duhet të krijohen sa më shpejt institucionet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?