Demokratët amerikanë të bashkuar kundër Trumpit: Sanders i kërkon falje Bidenit, dhe marshon me Warrenin

Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders marshkuan së bashku në paradën e Martin Luther Kingut gjatë të hënës në mëngjes për t’i lënë pas vetes grindjet që kishin pasur. Ndërkohë, Sanders mbrëmë i kërkoi falje një tjetër rivali politik demokrat: Joe Bidenit. Sandersi kërkoi falje për një opinion që ishte shpërndarë nga fushata e tij e […]
Sandersi kërkoi falje për një opinion që ishte shpërndarë nga fushata e tij e i botuar në The Guardian në të cilën pretendohej se Biden e kishte “një problem të madh me korrupsionin”.
Senatori nga Vermonti i tha CBS News-it se “Ai [opinioni] absolutisht nuk është pikëpamja ime që Joe Bidenin në ndonjë formë. Dhe më vjen shumë keq që ai opinion u paraqit te ne.”
Bideni më vonë falënderoi Sandersin me anë të një postimi në Twitter, përcjell Periskopi nga Politico.
“Falemnderit që e pranove këtë gjë, Bernie. Këto lloj sulmesh nuk kanë vend në garën preliminare. Le ta mbajmë fokusin që ta mundin Donald Truumpin.” shkroi ai.
Tensionet e rritura mes kandidatëve kanë revoltuar edhe votuesit dhe mbështetësit e palëve, të cilët të ndarë në fraksione mund ta kenë problem më pas që të mbështesin kandidatin apo kandidaten që merr nominimin në garën presidenciale të nëntorit kundër Trumpit.
Sipas sondazheve, pikërisht Biden, Sanders dhe Warren janë në tri pozitat e para dhe kanë gjasat më të mëdha për të fituar nominimin. /Periskopi












