Del raporti nga hetuesit për aeroplanin ukrainas që u përplas në Iran: E gjejnë edhe kutinë e zezë

Ekuipazhi i aeroplanit ukrainas që u përplas në Iran, e ku mbetën të vdekur të 176 njerëzit që ishin aty, kurrë nuk kishte bërë thirrje për ndihmë dhe po provonin të ktheheshin mbrapsht në aeroport kur aeroplani ra në tokë, kanë gjetur investiguesit iranianë. Avioni trevjeçar kishte pasur një problem teknik, thuhet në raport, përkthen […]
Avioni trevjeçar kishte pasur një problem teknik, thuhet në raport, përkthen Periskopi nga The Guardian.
Autoriteti civil i Iranit i bëri komentet në një raport preliminar një ditë pasi Boeingu 737-800 u përplas, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Hetuesit kanë thënë që aeroplani ishte i kapluar nga flakët para se të përplasej.
Raporti ka konfirmuar se të dyja kutitë e zeza që përmbajnë të dhënat nga kabina e komunikimeve ishin gjetur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiyn, tha se hetuesit nga vendi i tij kishin arritur në Iran për të asistuar për rastin. /Periskopi












