Del audio-ja e konfliktit: Kandidatja presidenciale i qëron hesapet dhe ia tregon vendin Bernie Sandersit

Grindja që e pasoi debatin e kandidatëve demokratë në ShBA që garojnë për të fituar nominimin e partisë së tyre mes Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren vetëm sa është tensionuar pas publikimit të incizimeve për fjalët që i kanë thënë njëri tjetrit. Warren refuzoi t’i jepte dorën Sandersit dhe kjo u pa në transmetim direkt […]
Warren refuzoi t’i jepte dorën Sandersit dhe kjo u pa në transmetim direkt nga kamerat.
Ajo e akuzoi Sandersin se e kishte quajtur atë “gënjeshtare në televizionin kombëtar” në një shkëmbim të tensionuar mes dyshes progresive, sipas videos që e paraqiti CNN, përkthen Periskopi.
Audioja shfaq Sandersin që mbron veten para se të thotë se duhet të flasin sërish për bisedën që kishin pasur në vitin 2018 për atë se a mundet një grua të zgjidhet presidente e ShBA-ve.
“Më quajte gënjeshtare në televizion kombëtar,” tha Warreni.
“Çka?” dëgjohet Sandersi duke ia kthyer asaj. Më pas vazhdon. “Mos ta bëj këtë diskutim tash. Nëse do që ta bëjmë atë bisedë, do ta bëjmë edhe atë bisedë.”
“Kur të duash.” – ia kthen Warren.
Sanders më pas ia kthen po të njëjtën fjali: “Ti më quajte mua gënjeshtar. Ti më the mua… në rregull, mos ta bëjmë këtë gjë tash.”
Sanders më pas u shpëtua nga kandidati tjetër presidencial Tom Steyer.
“Nuk dua të përzihem, por veç dua të them “Hi Bernie,” i thotë kandidati miliarder.
Bisedën mund ta ndiqni nga minuta 9:15 e videos së mësipërme./Periskopi












