Dekreti i Thaçit për Kurtin kryeministër: Nga sot fillon rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar dekretin ku e mandaton Albin Kurtit për postin e kryeministrit të Kosovës. Në një shkrim të shkurtër në Facebook, Thaçi njofton se nga sot rrjedh edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë për Kryeministër. Ai shkruan në Facebook: “Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës […]
Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar dekretin ku e mandaton Albin Kurtit për postin e kryeministrit të Kosovës. Në një shkrim të shkurtër në Facebook, Thaçi njofton se nga sot rrjedh edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë për Kryeministër.
Ai shkruan në Facebook:
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.













