Dalin detaje të tjera se si vdiq 35 vjeçari nga Shqipëria që punonte në Han të Elezit

Dalin detaje të tjera se si vdiq 35 vjeçari nga Shqipëria që punonte në Han të Elezit

Ngjarje e rëndë në Han të Elezit. Një punëtor bie nga 40 metra lartësi në një rezervuar dhe humb jetënKishte ardhur nga Shqipëria për të punuar në Kosovë. Por, e hëna doli të jetë tragjike për 35 vjeçarin. Ai derisa ishte duke punuar në fabrikën e çimentos “SHARRCEM” në Han të Elezit, dyshohet që ra […]

Por, e hëna doli të jetë tragjike për 35 vjeçarin.

Ai derisa ishte duke punuar në fabrikën e çimentos “SHARRCEM” në Han të Elezit, dyshohet që ra nga një lartësi prej rreth 40 metra në njërin prej këtyre rezervuarëve.

T7 ka provuar të marrë një deklaratë nga fabrika në fjalë që ndodhet pak metra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut, por të njëjtit për vdekjen e punëtorit të tyre, zgjodhën të heshtin.

Për vdekjen e shtetasit të Shqipërisë, askush nga kompania nuk ka pranuar të flas para kamerës, me arsyetimin që këtu nuk ndodhen drejtuesit dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.

Ndërkohë, vdekjen e 35 vjeçarit e kanë konfirmuar edhe në stacionin policor të Ferizajt.

“Rreth orës 10:45  policia është njoftuar për një rast një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë në brendësi të sillosit, nga lartësia 40 metra. Policia ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes, pasi njësiti emergjent e kanë tërhequr trupin, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, thotë Agim Gashi, Zëdhënës në Policinë e Ferizajt.

Sipas Gashit, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq policia rastin po e trajton si “Hetim mbi vdekjen”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?