Çka është parimi, a hahet? Gazetarët e Kosovës votojnë se a duhet të varet kolegu i tyre

Çka është parimi, a hahet? Gazetarët e Kosovës votojnë se a duhet të varet kolegu i tyre

Çka është parimi, a hahet? Këto duket se janë pyetjet banale që shtron shoqata e gazetarëve të Kosovës [AGK] kur bëhet fjalë për parimin e ruajtjes së integritetit të gazetarëve, pavarësisht bindjeve që ata kanë. Pushteti i katërt në vend duket lehtë i lëndueshëm nga organizatat politike e parapolitike, pas qasjes selektive të AGK-së që […]

Liburn Aliu mbrëmë e shau dhe në mënyrë indirekte kërcënoi drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun pas deklarimeve të këtij të fundit se Albin Kurti ishte takuar me presidentin Thaçi dy herë të tjera pas takimit katër-minutësh që patën në presidencë.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, kishte shkruar z.Aliu në Facebook-un e tij.

Megjithatë, shoqata e gazetarëve që merr fonde për të mbrojtur gazetarët kosovarë, AGK-ja (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës] nuk do të reagojë për rastin.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina i ka thënë Periskopit se e kanë diskutuar çështjen dhe, merreni me mend, kanë mbajtur edhe një votim brenda anëtarëve të bordit.

“Bordi me shumicë votash ka vendosur kundër reagimit,” tha zonja Begolli Pustina.

Çka mësojmë nga ajo që tha kryetarja e AGK-së?

Se kjo shoqatë nuk reagon në bazë të parimeve për asnjë rast, por në bazë të votimit. Kjo përbën një shkelje serioze ndaj lirisë së shprehjes pasi që lë hapësirë për qëndrime selektive të bordit ndaj gazetarëve dhe kërcënuesve eventualë.

Kjo shoqatë mund të mos përkrahë qëndrimet politike të z.Haxhiu, mund të mos pëlqejë edhe personalisht vetë z.Haxhiu, por reagimi për raste fyerjesh e kërcënimesh është obligim në mënyrë që të ruhet ambienti gazetaresk dhe liria e shprehjes në vendin tonë.

Është krejtësisht joprofesionale e jologjike që reagimet të bëhen në bazë të votimit, e që invokojnë në mënyrë direkte qëndrimet personale private dhe qëndrimet politike të anëtarëve të bordit.

Një ditë këta anëtarë mund ta gjejnë veten duke votuar edhe nëse filan gazetari duhet të ekzekutohet ose jo. Ose, që ta zbusim, nëse do të lëshojnë reagim për rastin e burgosjes apo ekzekutimit të ndonjë gazetari. Krejt kjo, në varësi të bindjes personale e politike që kanë për gazetarin.

Sidoqoftë, një gjë është e qartë: parimi për reagimin e tyre nuk është parimi, por votimi. E votimi [demokracia] dallon nga parimësia, një gjë që mund të mësohet nëse këta anëtarë bordi marrin mundin të lexojnë tekstin themeltar për gazetari, “Republikën” e filozofit grek, Platonit, ose thjesht pjesën ku flitet mbi drejtësinë mes Thrasimahut dhe Sokratit.

Iu kujtojmë se edhe Periskopi është përballur gjatë viteve të fundit me sulme të vazhdueshme nga një mori grupesh interesi të organizuara, por në asnjë rast AGK-ja nuk mori vendim që të mbronte gazetarët e mediumit tonë.

Periskopi kishte përjetuar sulme nga të gjitha partitë politike në vend, me një shtim të madh të tyre në veçanti nga Vetëvendosje në muajt e fundit, e po ashtu ishte sulmuar në mënyrë të orkestruar nga grupi i tifozëve “Plisat”, dhe nga grupi tjetër i madh i tifozëve “Tifozat Kuq-e-Zi”.

Portali ynë ishte sulmuar edhe nga Xhemajl Rexha, moderator i emisionit Interaktiv në KTV, në lidhje me një artikull politik, dhe as pas atij rasti nuk kishte pasur asnjë reagim të vetëm pavarësisht fyerjes eksplicite.

Kjo shoqatë duhet ta kuptojë një gjë elementare: parimet janë univerzale e jo partikulare, ato ose vlejnë për të gjithë ose nuk vlejnë për asnjërin. Qasja selektive duhet të mbarojë në mënyrë që të ruhet liria e shprehjes dhe integriteti i gazetarëve.

Mesazhi i Periskopit për këtë shoqatë është fare i qartë: lexoni nga mediet e huaja se si mbrohet liria e fjalës dhe integriteti i gazetarëve. Por, natyrisht, për ta bërë një gjë të tillë vyen një përbrendësim i themeltë fillimisht i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?