Çifti që u gjet i vdekur në një shtëpi në Prizren, dyshohet se janë vrarë

Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri. Kështu ka deklaruar rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi. “Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet […]
Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri.
Kështu ka deklaruar rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.
Bëhet e ditur se gruaja ishte rreth 55-vjeçare ndërsa burri rreth 60 vjeç.












