Çfarë komenti të poshtër kishte botuar gazeta ‘Rilindja’ për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Çfarë komenti të poshtër kishte botuar gazeta ‘Rilindja’ për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Më 17 janar të vitit 1982 u vranë mizorisht vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Pas vrasjes së tyre, gazeta ‘’Rilindja’’, atë kohë kishte shkruar një koment të poshtër duke e quajtur vrasjen e tyre si ”larje hesapesh ndërmjet grupeve në Gjermani”. Në vijim mund ta lexoni komentin e plotë: Mllef i […]

Pas vrasjes së tyre, gazeta ‘’Rilindja’’, atë kohë kishte shkruar një koment të poshtër duke e quajtur vrasjen e tyre si ”larje hesapesh ndërmjet grupeve në Gjermani”.

Në vijim mund ta lexoni komentin e plotë:

Mllef i ri shovinist nga Tirana

Lexuesit e << Rilindjes >> patën rastin që në faqet e gazetës sonë, si dhe të gazetave tjera, të lexojnë para ca ditësh lajmin për vrasjen e emigrantëve shqiptarë nga Jugosllavia në Gjermaninë Federale (vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka). Kjo vrasje, sipas informative të shpallura nga policia e vendit, ishte larje hesapesh ndërmjet grupeve në Gjermani.

Radio Tirana para dy ditësh emitoi lajmin e ATSH-së për këtë ngjarje me titull të paskrupullt se <> në fjalët e të vrarit Jusuf Gëvalla gjoja të thëna para vdekjes.

Shprehja e mllefit shovenist nga valët e Radio Tiranës dhe të shtypit të Shqipërisë s’është shfaqje e re. Është vetëm për t’u çuditur se si një organ zyrtar dhe radioja zyrtare e një vendi, rastet  të tilla mund t’I shfrytëzojë për të mbjellë urrejtje shiviniste ndërmjet popujve në Jogusllavi për të bërë dezinformime dhe shpifje kundër fqinjit pak ditë pas deklaratës solemne të kryetarit të ri të qeverisë së Shqipërisë-se dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë?

Përgjigja e kësaj pyetjeje gjendet vetëm në faktin e vërbërisë politike dhe të ngarkesave shoviniste të vetë autorëve të artikujve e informative të tilla në shtypin dhe propagandën e Shqipërisë. Vetëm nga një ngarkesë e tillë mund të dalin pohime të tilla, siç janë ato të ATSH-së dhe të Radio Tiranës.

Sa u përket <> të të vrarëve, ato, edhe po të thuheshin, nuk mund të ishin të tjera, sepse për ta vetëm Jugosllavia e sistemi i saj janë armiq. Miq të tyre janë vetëm reaksioni botëror, grupet e ndryshme antijugosllave të vjetra e të reja, të lidhura me kushedi çfarë shërbimesh informative secrete. E mu këto shërbimë, siç duket, ua kanë ngrënë kokën duke I përdorur ata si viktima për kusur ndërmjet tyre, qofshin ballistë, çetnikë, ustashë, <> e kushedi çfarë.

Popujt tanë, as shqiptarët e as serbët nuk kanë të bëjnë me aktet e këtyre grupeve kriminale emigrante, desertorësh e tradhtarësh të vendit.

Radio Tirana e ATSH-ja as kësaj radhe nuk zgjodhën as rastin e as mjetet për të shfaqur armiqësi kundër Jugosllavisë, për të nxitur urrejtje në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe kështu edhe një herë vërtetuam dyftyrësinë e politikës së udhëheqjes, së cilës i shërbejnë: në njërën anë fjalët e mëdha për bashkëpunim, e në anën tjetër shpifje e urrejtje.

Është punë e ATSH-së, si dhe e Radio Tiranës si sillen. Por është edhe punë e jona të themi se: kur dikush ne dikënd lan hesapet në botë, nuk duhet të shftyrëzohet për shprehje të shovinizmit dhe të urrejtjes kundër nesh, as kur autorët e informative të tilla si kjo e ATSH-së dhe Radio Tiranës që qëndrojnë prapa veprimeve kriminale antishqiptare e antijugosllave-siç qenë ato të Jusuf Gërvallës dhe të shokëve të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?